Shiteni albumin online
Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme
PËRZGJEDHJA E PRODUKTEVE
Kush mund të shet produkte në Tendenca?
Secili autor, artist, produksion, label apo shtëpi botuese mund t'i shet produktet e veta në Tendenca deri sa ato janë në formë digjitale, janë legale dhe i mban të drejtat e shitjes gjenerale për internet.
DISTRIBUIMI DHE SHITJA
Cilat janë metodat e shitjes në Tendenca?
Shitja e produkteve në Tendenca ndahet në dy kategori: DISTRIBUIMI EKSKLUZIV dhe DISTRIBUIMI STANDART.
DISTRIBUIMI EKSKLUZIV
- Tendenca i merr të drejtat ekskluzive të produktit digjital nga autori apo kompania dhe i njëjti produkt nuk guxon të shitet apo publikohet askund tjetër në internet.
- Për çdo produkt të ri, Tendenca publikon reklama nëpër faqe të ndryshme në internet, në disa raste edhe ne radio e televizione. Prodhimi i reklamave sponzorohet nga vetë Tendenca.
- Tendenca e lufton piraterinë duke u munduar ta mbrojë produktin në të gjitha format legale.
- Tendencës i mundësohet t'i shesë produktet edhe në faqe tjera me përfitim të njejtë sikur në faqen e vet.
DISTRIBUIMI STANDART
- Tendenca i merr të drejtat e shitjes së albumit nga autori apo kompania por i njejti produkt mund të shitet edhe kudo tjetër.
- Tendenca nuk bën reklama për produktin.
- Tendenca nuk mban përgjegjësi për mbrojten e produktit nga pirateria apo forma tjera që dëmtojnë autorin apo kompaninë.
Sa përfiton autori apo kompania përmes shtijes online?
Përfitimi ndahet me përqindje (%) e cila vendoset në bazë të marrëveshjes për cilin lloj të distribuimit është përcaktuar autori apo kompania dhe me çfarë çmimi don ta shesë produktin.
Kush e përcakton çmimin e shitjes së produktit?
Vetë autori/kompania e përcakton se sa do të shitet një produkt. Tendenca vetëm merr përqindje nga ajo shumë që ka caktuar autori/kompania por nuk vendos në rritjen apo zbritjen e çmimit.
Çka ndodh nëse autori/kompania ja jep Tendencës të drejtën për distribuim ekskluziv por njëkohësisht e shet produktin edhe në ndonjë webfaqe tjetër?
Në raste të tilla, Tendenca automatikisht e ndërpren shitjen e produkteve të autorit/kompanisë, e ndërpren pagesën dhe në disa raste mund të kërkojë edhe dëmshpërblim.
MIRËMBAJTJA DHE SIGURIA
Si e din autori/kompania sa produkte janë shitur?
Tendenca secilit autor/kompani ja krijon një llogari ku mund të kyçen dhe vazhdimisht të përcjellin shitjen e produkteve përmes webfaqes.
Kur bëhet pagesa ndaj autorit/kompanisë?
Autori apo kompania e kanë llogarinë ku mund ta kontrollojnë balancin. Tërheqja mund të bëhet në fillim të çdo muaji nëse balanci ka shumën mbi 100,00€.
Sa është e sigurtë që Tendenca e paguan autorin/kompaninë?
Tendenca është kompani serioze, një projekt nga viti 2005. Qëllimi i Tendencës është që të krijojë sa më shumë bashkëpunëtorë të besueshëm. Nëse një bashkëpunëtor nuk është i kënaqur me shërbimet tona, ajo reflektohet direkt në biznesin tonë. Ne e dijmë që secili autor/kompani ka punuar dhe investuar kapital dhe kohë për të nxerrur produktet e veta dhe nuk ja humbim mundin askujt. Prandaj Tendenca garanton që gjithkush do të paguhet për atë që i takon.
PARAQITNI ALBUMET
Plotësoni fushat më poshtë për të na kontaktuar.
|





