Duke u ngarkuar...

Ndihmë

TENDENCA DHE PRODUKTET LEGALE

Çka është Tendenca?
Tendenca është shitore virtuale (online) e cila ju mundëson të bleni muzikë, filma, libra dhe shumë produkte tjera digjitale përmes kredit kartelës dhe t'i shkarkoni menjëherë pasi të përfundojë transferi me sukses.

A janë produktet legale?
Të gjitha produktet janë legale. Ne kemi marrëveshje të veçantë me secilin artist, produksion, shëpi filmike apo shtëpi botuese dhe mbajmë të drejtat ekskluzive për shitjen e produkteve të tyre përmes interentit. Produktet që i gjen në Tendenca nuk gjinden askund tjetër në formë legale.

 

BLERJA NË TENDENCA

Si të blej përmes webfaqes?
Së pari duhet të regjistroheni duke klikuar ne linkun regjistrohu, regjistrimi është shumë i thjeshtë dhe kretësisht në gjuhën shqipe. Pasi të përfundojë regjistrimi, ju mund të vizitoni kategoritë e ndryshme, dhe në secilin produkt që dëshironi ta bleni klikoni në shto në shportë. Pasi të keni përfunduar blerjen, duhet të klikoni në Pagesa për të paguar produktet që i keni në shportë. E zgjedhni metodën e pagesës dhe pastaj vazhdoni për të përfunduar. Pasi të kryhet pagesa me suskes, mund të shkarkoni produktet e blera.

Si t'i shkarkoj produktet?
Pasi të kryhet pagesa me sukses, ju keni mundësi automatikisht të shkarkoni të gjitha produktet e blera. Klikoni ne linkun Shkrakimet brenda kategorisë Llogaria ime dhe ju hapet faqja me të gjitha produktet për shkarkim.

Sa shkarkime më lejohet për një produkt?
Ju keni mundësi të shkarkoni secilin produkt deri në 3 herë. Për shkaqe sigurie nuk lejohet më shumë dhe kjo mjafton për shumicën e rasteve.

Sa është kohëzgjatja e produkteve për shkarkim?
Ju keni të drejtë ta shkarkoni produktin brenda një muaji. Pasi të kalon muaji, ju ndalohet shkarkimi, prandaj preferohet që të përfundoni shkarkimin menjëherë pas pagesës.

 

SIGURIA NË TENDENCA

Sa është e sigurtë Tendenca?
Tendenca ofron sigurinë e njëjtë si çdo faqe e madhe në botë. Të dhënat tuaja janë koefidente dhe nuk do të shpërndahen për asnjë arsye. Gjithçka mbetet brenda te ne.

Sa ësht e sigurtë metoda e pagesës me kredit kartelë apo Paypal?
Të dhënat e metodës së pagesës nuk mbesin te ne. Ju paguani duke i lidhur me webfaqet me të mëdha dhe më të sigurta në mbarë botën si PayPal, Moneybookers, etj. Keto metoda janë të sigurta dhe përdoren nga milione abonentë me mibliarda transfere çdo ditë.

Ju lutemi shkruani emrin tuaj për të vazhduar: